“Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme”, Rama: Vijën e kuqe nuk e shkel as për Ballukun

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
9 Mars 2026 | 11:23

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se, refuzimi nga ana e PS e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nuk do të thotë se po e marrin në mbrojtje.

Rama u shpreh se nuk ka ndërmend ta shpallë Ballukun të pafajshme, pasi kjo është çështje e drejtësisë, pavarësisht nëse ai është apo jo ai dakord me SPAK dhe GJKKO për rastin e Ballukut.

“Ndërkohë unë si kryeministër, ndryshe nga sa mendojnë dhe flasin ata që se kanë idenë e kësaj detyre, se kam as të mundur, por as të lejuar, qoftë nga ligji dhe nga zakoni që t’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk kam ndërmend t’iu them juve që e njihni më mirë se tjerët që Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi ca më shumë e ca më pak e dimë të gjithë se sa e lehtë është të merresh me të, sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë dhe do me çdo kusht t’i dalë e vetja. Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme, apo të shkel për të vijën e kuqe të cilën e kam vizatuar përpara deputetëve në këtë sallë të nesërmen e miratimit të reformë në drejtësi dhe që vlen për të gjithë njësoj, duke e marrë në mbrojtje nga drejtësia. Gjëra që i takojnë avokatit apo prokurorit dhe gjykatësit, jam apo s’jam unë dakord me këta të fundit”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump heq dorë nga taksat 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonën e Ngushticës së Hormuzit. Duke postuar...
17:22 | 14/07/2026

Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit dyshohet se ka shkaktuar rreth 20 viktima, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet...
16:17 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026