“Nuk kemi mundur të ushqehemi”, gazetari i Euronews rrëfen përjetimet e luftës

15 Tetor 2023 | 16:07

Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu së bashku me operatorin Olti Allmeta janë  rikthyer në Shqipëri, pas disa ditësh raportime në Izrael aty ku po zhvillohet lufta me Hamas.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai rrëfeu përjetimet e luftës duke thënë se asgjë nuk është ashtu siç duket ose siç komentohet.

Samarxhiu tha se rrugët, shtëpitë  janë boshatisur duke nënvizuar dhe faktin se për ditë me radhë nuk kanë mundur as të ushqehen mirë.

“Asgjë nuk është siç duket dhe siç komentohet. Ti dëgjon shumë shpërthime dhe kjo të duket si pjesë e jetës. Dhe këtë thonë dhe banorët e Izraelit.  Banorët atje thonë se janë mësuar me shpërthime. Kë shtëpi bosh, dyqane bosh, rrugë bosh. Nuk kemi ngrënë ushqim të mirëfilltë, nuk kishte dyqane për të blerë gjëra dhe ujë. E kemi shtyrë kohën duke ngrënë patetina dhe molto”-tha ai.

Ai tha mes tjerash se në Gaza nuk mund të futesh dot, pasi është e rrethuar, ndërsa tha se korridoret humanitare ndodhen brenda Gazës.

“Ndërsa në Gaza nuk mund të shkosh, është e rrethuar. Ashkelon vazhdon të jetë i braktisur, kryetari i Bashkisë ka kërkuar që të evakuohet i gjithë qyteti.  Ata thonë se luftën do e përfundojë kur të shfaroset Hamas-i. Nga pjesa e Hamas thonë se nuk është larguar askush. Korridoret humanitare janë brenda Gazës, qytetarët thjesht ndryshojnë vend nuk dalin nga rripi i Gazës. Hamas ndodhen në Veri”- u shpreh Samarxhiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026