‘Nuk kemi përgjegjësi’, reagimi i Serbisë për rrëzimin e avionit ukrainas

20 Korrik 2022 | 18:02

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku një avion ukrainas me armatim serb u rrëzua në veri të Greqisë, pasi u nis nga Nishi.

Përmes një deklarate, është bërë me dije se organizimi i fluturimit me armatim serb nga Nishi drejt Bangladeshit dhe as përzgjedhja e kompanisë transportuese, nuk kanë qenë kompetencë e Serbisë, shkruan RTS.

“Ministria njofton se organizimi i fluturimit, nga Nishi me destinacionin përfundimtar qytetin Dhaka dhe as zgjedhja e kompanisë së transportit, nuk ishin në kompetencën e Republikës së Serbisë”, thuhetj në deklaratë.

Sipas ministrisë, asnjë armë nuk është transportuar në Ukrainë dhe se prej vitit 2016 nuk është lëshuar asnjë leje për transportim të çfarëdo lloji armësh nga Serbia në Ukrainë.

Avioni ukrainas “Antonov An-12” u rrëzia më 16 korrik afër Kavallas në veri të Greqisë. Të tetë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën dhe avioni ishte ngarkuar me 11.5 ton municione të prodhuar në Serbi, që ishin destinuar për në Bangladesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026