Nuk ndalet dhuna në Kosovë/ Burri rreh gruan shtatzënë, fëmija lind para kohe
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti.
Sipas mediave në Kosovë, bëhet me dije se dhuna e ushtruar ndaj gruas shtatzënë, është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme të saj.
E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore momentalisht është e stabilizuar.
Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se ngjarja është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.
“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha drejtori i klinikës për mediat.
Kjo ngjarje e rëndë vjen pas vrasjes së një tjetër gruaje në Kosovë me porosi të burrit të saj dhe shumë rasteve të ngjashme të dhunës të ndodhura në trevat shqipfolëse.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh