Nuk respektohen masat kundër COVID-19 gjatë votimeve në Kosovë

14 Nëntor 2021 | 18:53

Koalicioni i organizatave jofitimprurëse në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), tha se gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë respektuar masat kundër COVID-19.

Në pjesën e dytë të ditës, sipas DnV-së, kanë vërejtur mosrespektim të masave si nga stafi zgjedhor ashtu edhe nga votuesit.

Sipas masave në fuqi, votuesit duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën fizike gjatë procesit të votimit.

DnV-ja po ashtu tha se ka rënë përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me rundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.

“Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.6%, rreth 2% më e ulët se në rundin e parë të zgjedhjeve. Komunat me daljen më të madhe vazhdojnë të jenë Mamusha (45%), Juniku (41%) dhe Kllokoti (37%) kurse ndërsa dalja më e ulët deri në 15:00 është regjistruar në Komunën e Prizrenit (19%) dhe Dragashit (17%). Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Vushtrria dhe Mamusha janë ndër komunat që krahasuar me daljen e votuesve në rundin e parë, kanë shënuar rënien më të madhe. Rritje domethënëse në trendin e votimit, krahasuar me rundin e parë, është shënuar në Junik, Podujevë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e DnV-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026