Nuk u ndje mirë, shoqërohet me autoambulancë ish-komandanti i UÇK-së, flet familjari

17 Tetor 2025 | 18:37

Këtë pasdite të 17 tetorit teksa u mbajt protesta në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, një qytetar nga Kosova nuk është ndjerë mirë duke bërë të mundur njoftimin e autoambulancës në vendngjarje.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raporton nga sheshi “Skënderbej” se qytetari në fjalë është identifikuar si Isuf Morina, ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së. Demushi thekson se ai ka kërkuar ndihmën urgjente në momentin që nuk është ndjerë mirë.

Sipas gazetares, uniformat blu kanë njoftuar urgjencën e cila që ka mbërritur në sheshin “Skënderbej”, nga ku u mbajt tubimi. Mësohet se Isuf Morina tashmë po merr mjekimin e nevojshëm.

Një familjar i ish-komandantit të UÇK-së, shprehet se kjo ka ndodhur thjeshtë për shkak të lodhjes.

“Është lodhur, nuk ka ngrënë ushqim por është mirë. Jemi nisur që në mëngjes. Ambulanca erdhi menjëherë”, tha ai.

Ndërkaq, mësohet se tubimi ishte i qetë dhe nga policia nuk është raportuar për incidente që prej nisjes së protestës në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026