“Nuk vdes për Berishën por partia i takon atij”, Nikollë Lesi: Frika ime më e madhe
Analisti Nikollë Lesi është shprehur se Partia Demokratike i takon Sali Berishës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lesi tha se frika më e madhe e tij është që Apeli do ia kalojë vulën dhe logon e PD-së Enkelejd Alibeajt.
Nëse do të ndodhte kjo, Lesi tha se marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme mes Berishës dhe Ilir Metës do të prishet.
“Gjykoj se marrëveshja është pragmatiste mes dy liderëve që kanë dhënë shenja që kanë shenja publike se kanë qenë korrekt me njëri-tjetrin, por më lejo të them se marrëveshja nuk do të ketë asnjë lloj problemi mes tyre.
Problemi i kësaj marrëveshje për mua lidhet me atë të 3 nëntorit që është vendimi i gjykatës së apelit. Duke parë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, duke parë interesin e qeverisë për t’i mbajtur të përçarë PD. Për mua partia i takon Berishës, të gjithë janë me doktorin.
Nëse vendimi i gjykatës i kalon PD Alibeajt, e lë pezull marrëveshjen dhe e fut PD në një kolaps të madh PD. Unë nuk vdes për Berishën por në këtë rast Partia i takon atij.
Kam frikë dhe informacione që vendimi do të jetë në favor të Alibeajt. Kjo e prish gjithçka që është bërë sot”- tha Lesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore