Numërohen 42% e votave: PS drejt 83 mandateve, të vegjëlit në “vështirësi”
12 Maj 2025 |
13:30
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi procesin e numërimit të votave në rang kombëtar, deri më tani janë numëruar 2,192 nga 5,225 qendra votimi, që përfaqësojnë rreth 42% të totalit.
Deri në këtë fazë, janë numëruar gjithsej 571,663 vota në 12 qarqet e vendit.
Nga rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 300,309 vota, që i përkthehen 83 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 195,993 vota, që në bazë të projeksioneve i përkthehet në 51 mandate.
Për partitë e tjera, përqindjet e votave dhe ndikimi në ndarjen e mandateve paraqiten si më poshtë:
- Partia Socialdemokrate (PSD): 22,516 vota – 3 mandate
- Lëvizja Bashkë (BASHKË): 7,444 vota – 1 mandat
- Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 19,262 vota – 1 mandat
- Partia Mundësia: 15,364 vota – 1 mandat
- Lëvizja Atdheu (LA): 740 vota – 0 mandate
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 6,504 vota – 0 mandate
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,052 vota – 0 mandate
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 394 vota – 0 mandate
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2,085 vota – 0 mandate
Deri tani, ndarja e mandateve është si më poshtë:
- PS: 83 mandate
- PD-ASHM: 51 mandate
- PSD: 3 mandate
- NISMA-SHB: 1 mandat
- Partia Mundësia: 1 mandat
- Lëvizja Bashkë: 1 mandat

LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit