Numërohen 93% e votave në ambasada, LVV kryeson bindshëm

28 Shkurt 2025 | 11:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet e para nga numërimi i 93.02% të fletëvotimeve që janë hedhur në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, deri tani janë numëruar 40 kuti nga 43 që janë gjithsej.

Nga rezultatet e numërimit, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 80.75% të votave. Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 7.48%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.45%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.93%.

Numërimi i votave ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithsej 43 vendvotime. Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025, ku morën pjesë 15,352 votues, ose 75.57% e numrit të regjistruar të votuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026