Numërohen kutitë e para në qarqet e Beratit dhe Dibrës
Ka nisur procesi i numërimit të votave dhe në dy qarqe të tjera të vendit, respektivisht në qarkun e Dibrës dhe Beratit.
Nga të dhënat paraprake të siguruara nga kutia e parë në qarkun e Beratit Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 73 vota, Partia Socialiste 60 vota, Partia Mundësia dhe PSD nga 1 votë, Aleanca Kombëtare Shqiptare 2 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet gjithashtu 2 vota.
Ndërkohë në bashkinë Klos të qarkut të Dibrës janë përpunuar tre kutitë e para para. Në kutinë e parë të n umëruar në fshatin Shulbatër, PS ka marrë 175 vota dhe PD 89, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 4 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 votë. Në kutinë e dytë në fshatin Rripë, rezultati është 176 vota për PS dhe 102 për PD. Në kutinë e tretë të numëruar në fshatin Gurrë e Vogël, PS ka marrë 220 vota dhe PD 131.
Në Komunën Baz, nga katër kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë gjithsej 538 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 388 vota.
Në shtatë kutitë e para të numëruara në qarkun e Dibrës, Partia Socialiste ka marrë gjithsej 1109 vota, ndërsa Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka grumbulluar 710 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar