Numërohen mbi 90% të votave me postë, VV mbetet e para
Me mbi 90 për qind të votave të numëruara me postë, nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje prin me më shumë se 51 për qind, apo me mbi 28.000 vota, bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me mbi 9 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me mbi 3 për qind.
Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, pasi KQZ-ja njoftoi se ka miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.
Ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës, ndërkohë që pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara.
Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.
Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.
Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48.
Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.
Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.
Procesi i numërimit të votave është aktualisht në javën e katërt.
KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji.
Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re./REL
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara