Numri i të vdekurve në Gaza kalon 54,000 që nga nisja e luftës

27 Maj 2025 | 12:35

Ministria e Shëndetësisë në Gaza sapo ka publikuar përditësimin e saj të fundit ditor mbi numrin e viktimave për shkak të sulmeve izraelite në territorin e rrethuar dhe të bombarduar.

Sipas deklaratës të paktën 79 persona u vranë dhe 163 u plagosën, sipas raportimeve të spitaleve në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Ky përditësim nuk përfshin spitalet në Guvernatoratin Verior për shkak të vështirësisë së aksesit në to.

Sipas të dhënave numri i njerëzve të vrarë që nga fillimi i luftës në ka shkuar në 54,056, me 123,129 të plagosur.

Ndërkohë ende ka një numër viktimash nën rrënoja dhe në rrugë, dhe ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026