Numri i ulët i studentëve, Universiteti i Korçës bashkohet me atë të Tiranës
Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës, vendim ky që sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati.
Bello ka bërë me dije se pavarësisht bashkimit me universitetin e Tiranës, logoja e universitetit të Korçës mbetet. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të situatës të rëndë të krijuar në universitetin e juglindjes së vendit, universitet që nga njëri vit në tjetrin kishte një numër më të vogël studentësh
Në vijim, Bello është shprehur se gjatë kësaj periudhe janë bërë të gjitha përpjekjet për marrëveshje dhe ndërkombëtarizim të këtij universiteti, por deri tani nuk është arritur një gjë e tillë. Në këto kushte, e vetmja rrugëzgjidhje sipas senatit ishte bashkimi me universitetin e Tiranës.
I pyetur për vendimmarrjen që do ti mungojë këtij universiteti, Bello është shprehur se në senatin e universitetit të Tiranës do të jenë edhe përfaqësuesit e universitetit të Korçës.
I pyetur nëse senati para se të votohej ka pasur dy kërkesa, ruajtjen e programeve ekzistuese dhe mbajtjen në punë të të gjithë pedagogëve, rektori është përgjigjur shkurt, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e frikës së pedagogëve për tu përballur tashmë me nivelin e pedagogëve të Tiranës, dhe shumë më tepër me pedagogë ndërkombëtarë në rast ndërkombëtarizimi.
Në universitetin e Korçës ka 4 fakultete dhe studiojnë 3000 studentë. Programet më të kërkuara janë ato të fakultetit ekonomik, infermieri – mami, dhe sportet.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë