Nuredin Dumani bashkëpunëtor i drejtësisë? SPAK lëshon 32 urdhër-arreste

19 Maj 2022 | 12:15

SPAK ka lëshuar të paktën 32 urdhër-arreste në megaoperacionin e zhvilluar së fundmi.

Gazetari i Euronews Albania Xhevahir Zhabina raporton se ky operacion nisi pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili mund të jetë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë.

Mes personave të arrestuar është një punonjës policie, i cili deri dje ushtronte detyrën në qarkun e Lezhës.

Operacioni është shtrirë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Lezhë për goditjen e grupeve kriminale.

Pjesë e hetimit janë 3 prokurorë të SPAK, ndërsa gjyqtare është Atalanta Zeqiraj.

Mësohet se janë lëshuar urdhër-arreste për Ervis Martinajn, Suel Çelën, Kamer Mehjan dhe Talo Çelën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një...
18:43 | 02/07/2026

Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që...
17:03 | 02/07/2026

Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
16:58 | 02/07/2026