Nurellari dhe Kikia nxjerrin të “metat” e ministrave më pak të pëlqyer të qeverisë “Rama 2”
Në sondazhin e Euronews Albania, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi rezultojnë drejtuesit e ministrave më pak të pëlqyer. Gjithashtu dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk gëzon popullaritet.
Për politologun Adri Nurellari, pëlqimi i ulët për znj. Spiropali lidhet me faktin se ajo ka luajtur më shumë rolin e zëdhënëses së qeverisë duke u përfshirë në debate me agresivitet dhe për rrjedhojë ka marrë “kosto”.
“Ka mbajtur përsipër një pjesë të mirë të konflikteve politike”, tha ai.
Për drejtuesin e emisionit “Përse”, Mentor Kikia tha se kjo lidhet dhe me faktin se znj. Spiropali nuk ka një punë të matshme si ministre dhe më shumë është një vlerësim politik.
Ndërsa për pëlqyeshmërinë e ulët për ministrat Klosi dhe Çuçi, ai u shpreh se ministri i Mjedisit është “penalizuar” nga problemet gjatë sezonit turistike pasi sondazhi përkon edhe në pikun e verës por gjithashtu është lidhur dhe me krizën e menaxhimit të mbetjeve.
“Të dy si personazhe nuk kanë pasur qendrën e vëmendjes. Në fushatë kanë zënë më pak peshë|, tha ai.
Për Adri Nurellarin popullariteti i ulët për Klosin dhe Ç uçin është i lidhur dhe me faktin se kanë kritikuar hapur nga kryeministri Rama se nuk kanë bërë punë të mirë.
“Opinioni publik është ndikuar edhe nga qëndrimi i Ramës që këta dy ministra nuk kanë bërë punë të mirë. Njollosjen e ka bërë Rama ose Rama ka parë sondazhet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore