Nurellari: Pse gratë e pëlqejnë më shumë Ramën se burrat
Politologu Adri Nurellari komentoi në Euronews Albania gjetjet e Barometrit lidhur me pëlqyeshmërinë e kryeministrit Edi Rama, ku rezulton se pëlqyeshmëria për të është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt dhe më tepër tek moshat e reja.
Sipas tij, shifrat më të lartë të pëlqyeshmërisë nga femrat lidhet me faktorin emigracion, që është një fenomen më tepër mashkullor.
Ndërkohë, pëlqywshmërinë më të lartë tek moshat 18-24 vjeç, Nurellari e lidh me ekspozimin më të lartë që këto grupmosha kanë me Ramën në krahasim me liderët e vjetër.
“Në Shqipëri ka më shumë rezidentë gra dhe vajza se emigracioni është fenomen mashkullor, duke qenë se emigracioni arrin 40 për qind, do të thotë që në përqindje është pak a shumë e njëjtë. Çështja e popullaritetit ka të bëjë edhe me ekspozimin, që ka të bëjë me moshën 18-24 vjeç, këta nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj liderëve të mëparshëm. Ekspozimi ka ndikim edhe në popullaritet dhe rinia është e ekspozuar më shumë me Ramën, të tjerët janë më të vjetruar, oferta është shumë e vjetër”, tha Nurellari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë