Nxënësit e shkollave të mesme prezantojnë projektet inovative në Festivalin e Shkencës në Gjirokastër

18 Mars 2026 | 18:42

Rreth 120 nxënës të shkollave të mesme në Gjirokastër dhe zonat përreth prezantuan projektet e tyre inovative në Festivalin e Shkencës, duke sjellë ide kreative që lidhen me teknologjinë, mjedisin dhe problematika të përditshme. Ky aktivitet promovon kreativitetin dhe mendimin inovativ të nxënësve, duke i kthyer shkollat e mesme në një laborator të vërtetë talentesh.

Në 20 projektet e paraqitura, të mbështetura në lëndë si fizika, kimia, informatika dhe matematika, nxënësit kanë ndërthurur njohuritë teorike me teknologjinë bashkëkohore për të sjellë zgjidhje praktike dhe ide origjinale. Festivali u bë një hapësirë ku të rinjtë shpalosën aftësitë krijuese, frymën e bashkëpunimit dhe aftësinë për të zbatuar dijet shkencore në situata konkrete të jetës së përditshme.

“Ne jemi grupi i kimisë nga gjimnazi Asim Zeneli dhe sot kemi për të prezantuar projektin tonë ‘Natyra Aroma’ i cili përfaqëson krijimin e një parfumi natyral nëpërmjet esencave aromatike të bimëve natyrale. Zëri i të rinjve është zëri kryesor dhe ne në këtë mënyrë sensibilizojmë të gjithë njerëzit për të përdorur produkte natyrale, të cilat janë të shëndetshme për trupin tonë”, tha nxënësja nga gjimnazi “Asim Zeneli”.

“Ne jemi Shkolla e Bashkuar ‘Avni Rustemi’ Libohovë, projekti ynë prezanton sesi energjitë e rinovueshme mund ti kthejmë në energji të dobishme dhe pa shpenzime për qytetin tonë”, tha nxënësja nga Shkolla e Bashkuar “Avni Rustemi”.

“Sot në Festivalin e Shkencës ne kemi zgjedhur të prezantojmë projektin ‘Ngjyrat e Paqes’ i cili flet për paqen në botë”, tha një nxënëse tjetër.

“Duke qenë që ne sot shkojmë gjithmonë drejt përdorimit sa më shumë të teknologjisë, mendoj që janë bashkëkohore të gjitha këto projekte që realizojnë nxënësit. Nxënësit janë të përfshirë më mirë dhe përdorin shumë mirë njohuritë e mara në shkollë”. tha mësuese Matilda Lani.

Drejtuese e Zyrës Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë, Eva Yzo, theksoi se ka projekte shumë të bukura që kanë të bëjnë me fizikën, me matematikën, me teknologjinë, me inovacionin, me parimet e fizikës, me parimet e forcave mekanike, dhe çfarë është më e bukura sipas saj, nxënësit janë mbështetur përveçse në teknologji edhe në probleme që ata kanë parë duke gjetur mënyra sesi ti zgjidhin ato.

Festivali i Shkencës po zhvillohet në shkollat e mesme në të gjithë Shqipërinë, me qëllimin për të nxitur kërkimin shkencor, mendimin kritik dhe zbulimin e talenteve të reja në fusha inovative. Ky aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për të promovuar dijen, bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional të nxënësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026