“Nxirja” e arsimit nga “Pisa 2022”, Gjini: Do të ndërtojmë një plan-veprimi

6 Dhjetor 2023 | 18:34

Drejtoresha e Politikave Arsimore, Zamira Gjini, është shprehur se ministria është gati për të ndërtuar një plan-veprimi, pas rezultateve të dobta të arsimit shqiptar në “Pisa 2022”.

Komentet Gjini i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se duhet të punohet fort me motivimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe me nxënësit.

Ajo shtoi gjithashtu se rënie në cilësinë e arsimit ka pasur në thuajse të gjitha vendet e botës dhe për këtë sipas saj, ka ndikuar edhe pandemia Covid-19.

“Jemi gati për të ndërtuar një planveprimi, pasi në linçimin e rezultateve të Pizës, u theksua se të gjitha vendet kanë pasur ulje në rezultatet e Pizës 2022. U tha se duhet të punohet fort me mësuesit, motivimin e tyre dhe zhvillimin profesional. Duhet të punohet fort me nxënësit dhe sa shkolla të jetë mbështetëse për nxënësit.

Krahas testit që mat performancën akademike të nxënësit, është krijuar edhe një test për mirëqënien psiko-sociale të nxënësve. Sa mësuesit janë afër nxënësve, sa ndikojnë rrjetet sociale te nxënësit, etj. Nxënësit janë shprehur se kanë patur mbështetje nga mësuesit, sidomos gjatë periudhës së Covid. Është një situatë edhe në vendet e zhvilluara.

Edhe kolegët e mi nga Gjermania Franca etj, janë shprehur për këtë rënie. Ne duke parë këto që kanë dalë gjatë raportit, do të fokusohemi fort në trajnimin e mësuesve, sidomos në fushën e shkencës, matematikës dhe gjuhës. Do të punojmë në një paketë të formimit të nxënësve”, është shprehur Gjini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026