O’Brien: Na është premtuar që Radoiçiç do të përballet me ligjin në Serbi
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiç do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës, që vranë një zyrtar policor. Gjatë këmbimit të zjarrit më 24 shtator 2023, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Zyrtari amerikan gjatë forumit të Dubrovnikut tha se pret që Serbia të mbajë premtimin, shkruan REL.
“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator [në Banjskë] duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiç do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha O’Brien.
Serbia e akuzon Radoiçiç për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Atij, autoritetet ia kanë ndaluar shkuarjen në Kosovë.
Autoritetet në Kosovë e vlerësojnë si akt agresioni sulmin në Banjskë dhe kanë fajësuar Serbinë se ka gisht në të. Beogradi ka mohuar përfshirjen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur si një prej kushteve për angazhim në dialog me Serbinë, edhe dorëzimin e Radoiçiçit dhe grupit të tij tek autoritetet gjyqësore të Kosovës. Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia nuk është treguar e gatshme të pranojë këtë kusht, gjatë rundit të fundit të dialogut të mbajtur më 26 qershor.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)