OBSH: 1 në 3 persona kërkon ndihmë për shëndetin mendor te mjeku i familjes
1 në 3 persona që paraqiten tek mjeku I familjes, kërkon ndihmë për probleme të shëndeti mendor. Sipas OBSH për Europën, shqetësimet e shëndetit mendor janë një ndër arsyet më të shpeshta përse qytetarët kërkojnë ndihmë në shërbimet e kujdesit parësor, por shpesh, këto probleme nuk identifikohen në kohë ose nuk trajtohen siç duhet, duke u përkeqësuar në heshtje.
Një dokument i ri I hartuar nga ekspertët e shëndetësisë botërore për rajonin europian thotë që edhe qendrat shëndetësore.
Në qendër të kësaj strategjie janë katër drejtime, trajnimi i mjekëve të familjes për të njohur herët shenjat e çrregullimeve mendore, përfshirja e psikologëve në qendrat shëndetësore, lidhja më e mirë me specialistët, dhe bashkëpunimi me shërbime të tjera si strehimi, arsimi apo punësimi.
Në Evropë, mbi 125 milionë njerëz jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor, por vetëm një pjesë e vogël prej tyre marrin ndihmën e nevojshme. Sipas OBSH-së, kjo vjen si pasojë e mungesës së specialistëve, burimeve të kufizuara dhe stigmës që lidhet me shëndetin mendor.
Ekspertët vlerësojnë se fuqizimi i kujdesit parësor është mënyra më e qëndrueshme dhe efektive për të siguruar mbështetje të vazhdueshme dhe të besueshme për pacientët, duke ulur njëkohësisht presionin mbi spitalet dhe kostot për sistemin shëndetësor.
Ata janë të mendimit se kujdesi parësor është vendi ku pacientët kanë besim, zhvillojnë marrëdhënie afatgjata me mjekët, dhe është aty ku mund të kapen në kohë shqetësimet, pa stigmatizim dhe me kosto më të ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion