OBSH: 15-vjeçarët po kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura
Adoleshentët në Europë rrezikohen nga Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme, pasi nuk përdorin masa mbrojtëse.
Studimi i OBSH, nxjerr në pah se 15-vjeçarët në Shqipëri kanë përqindjen më të lartë të përfshirjes në marrëdhënie seksuale, por renditen në vendet e fundit për sa i përket përdorimit të masave mbrojtëse.
“Studimi vuri në dukje që pothuajse 1 në 3 djem 15-vjeçarë pranuan që kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë që vetëm 4 për qind e vajzave raportuan një gjë të tillë. Pothuajse 2 në 3 vajza apo 1 në 3 djem raportuan se në marrëdhënien e fundit seksuale nuk kishin përdorur asnjë mjet mbrojtës”, thotë Genta Qirjako, specialiste ISHP.
Ekspertët vërejnë me shqetësim se përdorimi i mjeteve mbrojtëse tek 15-vjeçarët është në nivel të ulët.
“Për përdorimin e masave mbrojtëse jemi ndër vendet e fundit studimi është bërë në 42 vende dhe ne renditemi në vendin e 38, pra është një tregues shumë negativ. Nga ana tjetër në lidhje me kryerjen e marrëdhënieve seksuale renditemi në vendin e 14 nga 42 vende”, shprehet Qirjako.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734