OBSH: Gjatë 20 viteve janë rritur me 30% rastet e vdekjeve nga i nxehti në Europë
Evropa po përjeton çdo vit e më shumë temperatura ekstreme, duke bërë 3 vitet e fundit më të nxehtat në histori. Ekspertët e OBSH bëjnë me dije se kriza klimatike po i çon temperaturat në nivele të padurueshme dhe vlerësimet tregojnë se, globalisht, janë afro 489 mijë vdekje çdo vit të lidhura me të nxehtin midis viteve 2000 – 2019, ku 175 mijë vdekje ose 36% kanë ndodhur në rajonin evropian çdo vit.
Raporti ekspertëve nxjerr në pah se në Evropë, fatalitetet nga nxehtësia janë rritur me 30% në 20 vitet e fundit.
Stresi i nxehtësisë është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me klimën në rajon. Ekstremet e temperaturës përkeqësojnë sëmundjet kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe cerebro-vaskulare, shëndetin mendor dhe gjendjet e lidhura me diabetin. Vapa ekstreme është një problem veçanërisht për të moshuarit, ata që jetojnë vetëm. Ajo gjithashtu mund të sjellë një barrë shtesë për gratë shtatzëna.
OBSH identifikon 4 fusha kritike të veprimit për kujdesin për të pambrojturit, mbrojtjen e punëtorëve, rritjen e elasticitetit të ekonomive dhe shoqërive dhe kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5°C.
Zhvillimi i planeve të veprimit për ngrohje-shëndet është një proces i rëndësishëm përshtatjeje, që i bën komunitetet më elastike ndaj valëve të të nxehtit.
Fakti është se efektet e pafavorshme shëndetësore nga moti i nxehtë janë kryesisht të parandalueshme përmes praktikave të mira të shëndetit publik, ndaj ekspertët thonë që nëse jemi më të përgatitur për një rajon më të nxehtë, do të shpëtojmë më shumë jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
Tensionet në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht, kemi krijuar një korridor alternativ
Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre