OBSH ngre shqetësimin: 300 fëmijë kanë vdekur nga shurupi i kollës
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin në lidhje me vdekjet e fëmijëve të ndodhura vitin e kaluar, si pasojë e shurupeve kundër kollës të kontaminuara.
OBSH bën thirrje për ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara.
“Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara” thekson OBSH në një deklaratë më 24 janar.
Sipas specialistëve të OBSH, nga kqyrjet e bëra u pa se shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit, të cilët mund të jenë fatal edhe nëse merren në sasi të vogla.
“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”, tha OBSH.
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS