OBSH paralajmëron për ‘një katastrofë humanitare’ në Ukrainë

25 Shkurt 2022 | 12:16

“Çfarëdo përshkallëzimi mund të rezultojë me katastrofë humanitare në Evropë, duke përfshirë edhe viktimat, por edhe dëme në sistemet veçse të brishta shëndetësore”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ky institucion ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus.

“Ndërkohë që konflikti përhapet në Ukrainë, Zyra për Evropën e OBSH-së përsërit shqetësimet më të thella për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve që preken nga kriza në këtë shtet dhe ndoshta edhe më tej”, ka thënë Zyra për Evropën e OBSH-së, duke shtuar se përshkallëzimi i situatës mund të rezultojë me katastrofë humanitare.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke punuar afër me partnerë të Kombeve të Bashkuara për t’u përgjigjur ndaj krizës shëndetësore të nxitur nga konflikti, duke mbrojtur stafin tonë dhe duke zvogëluar pengesat për dërgimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, është thënë në deklaratë.

Ushtria ruse vijon me bombardimet në Ukrainë. Luftimet janë fokusuar në Kiev, ku ushtria ruse është vetëm 9 km larg godinës së parlamentit.

Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë. Ndërkohë 316 persona kanë ngelur të plagosur gjatë sulmeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e Rusisë shenjëstrojnë objekte ushtarake dhe civile. Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus. Ndërkohë Zelensky tha se kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me sanksione.

  • Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, klikoni këtu.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve

Një kompani e lidhur me Bitcoin, e promovuar nga Nigel Farage, ka humbur më shumë se 15% të vlerës së aseteve të saj, duke bërë...
17:26 | 02/07/2026

Prokurorët gjermanë akuzojnë Kievin se urdhëroi sulmin në Nord Stream në vitin 2022

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar autoritetet shtetërore ukrainase për urdhërimin e sulmit me eksploziv në vitin 2022 në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën....
16:54 | 02/07/2026