OBSH: Spitali i Gazës nuk është në gjendje të varrosë trupat e pajetë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka përshkruar spitalin më të madh të Gazës si “pothuajse një varrezë”.
Spitali Al-Shifa i cili ndodhet në veri të Gazës, ka qenë në vijën e parë të luftimeve intensive gjatë ditëve të fundit me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duke këmbëngulur se Hamasi po operon një qendër komandimi dhe kontrolli në tunele. Hamasi dhe spitali e mohojnë këtë.
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier tha se rreth 600 njerëz mbetën në spital, ndërsa të tjerët strehoheshin në korridore.
“Përreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdeset apo as të varrosen apo të çohen në ndonjë lloj morgu. Spitali nuk po funksionon më siç duhet. Është pothuajse një varrezë,” shtoi Lindemeier.
Mjekët kanë folur gjithashtu për trupa të grumbulluar dhe kalbur në spital.
Dr. Mohamed Abu Selmia i tha gjithashtu BBC-së se pasi autoritetet izraelite ende nuk kishin dhënë leje që trupat e dekompozuar të largoheshin nga spitali për t’u varrosur, qentë kishin hyrë tani në mjediset e spitalit dhe kishin filluar të hanë kufomat.
Shqetësime ka edhe për fatin e dhjetëra foshnjave të lindura para kohe që nuk mund të qëndrojnë më në inkubatorët e tyre për shkak të ndërprerjeve të energjisë.
Selmia tha se shtatë nga ato foshnja tani kishin vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.
Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli po ofronte “zgjidhje praktike” për evakuimin e foshnjave dhe akuzoi Hamasin se nuk pranonte propozime.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë