OBSH: Vetëvrasja i merr jetën një personi çdo 40 sekonda në botë

9 Shtator 2019 | 13:24

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar kambanën e alarmit një ditë përpara 10 shtatorit, asaj që njihet ndryshe si Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjeve, kur thotë se në botë vetëvritet një person çdo 40 sekonda dhe paralajmëron se vetëm një numër i vogël shtetesh kanë tashmë strategji për parandalimin e këtij fenomeni.

Sipas shifrave të publikuara nga OBSH-ja, rreth 800 mijë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e vetëvrasjes, e mbi 75 për qind e tyre regjistrohen në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme. Vetëvrasja rezultonte shkaku i dytë i humbjes së jetës mes personave të rinj të grupmoshës 15-29 vjeç në vitin 2016, teksa shkaku kryesor ishin aksidentet rrugore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë gjithashtu, se rruga më efektive për të reduktuar numrin e vetëvrasjeve është kufizimi nga qeveritë i qasjes ndaj pesticideve.

Evropa, në fakt, është e prekur në mënyrë jopërpjesëtimore me një mesatare prej 13 vetëvrasjesh për 100 mijë banorë në vitin 2016, një shifër kjo më e lartë sesa mesatarja globale prej 10.5 personash për 100 mijë banorë. Shtrirja e këtij fenomeni është e pabarabartë në kontinentin e vjetër.

Për shembull, Greqia dhe Finlanda regjistruan një normë prej 3.8 vetëvrasjesh për 100 mijë banorë në vitin 2016, duke patur normën më të ulët në kontinent. Qipro dhe Italia, përkundrazi, plotësojnë treshen e fundit të renditjes me respektivisht 4.5 dhe 5.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Fatkeqësisht, disa vende të Evropës Lindore kanë norma vetëvrasjeje më të larta sesa dyfishi i mesatares globale. Vendi më i prekur në këtë drejtim është Rusia, me 26.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, që pasohet nga Lituania me 25.7 dhe Bjellorusia me 21.4.

Belgjika, Franca dhe Irlanda kanë ndërkohë normat më të larta të vetëvrasjes në Evropën Perëndimore, me respektivisht 15.7, 12.1 dhe 10.9 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë nga OBSH-ja, vetëm 38 vende në botë kanë strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjeve.

“Pavarësisht progresit të shënuar, ende në botë vdes një person çdo 40 sekonda nga vetëvrasja”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Sigurisht, çdo vdekje është një tragjedi për familjen, miqtë dhe kolegët, por vetëvrasjet janë të parandalueshme për çdo rast. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të hartojnë strategji të qarta për parandalimin e vetëvrasjeve, qoftë në sistemin shëndetësor, ashtu edhe në programet e edukimit, gjithnjë në mënyrë të qëndrueshme”, shtoi më tej ai.

Organizata në fjalë jep edhe një nga mënyrat më efektive për reduktimin e vetëvrasjeve, që është ajo e ndërhyrjes së qeverive për të kufizuar qasjen ndaj pesticideve. Helmimi prej tyre është metoda e dytë më e zakonshme e vetëvrasjeve, sipas OBSH-së, duke kontribuuar kështu në jo pak, por një në 5 vetëvrasje në botë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vetëvrasjet prekin në mënyrë të pabarabartë burrat, me gati tri herë më shumë burra sesa gra të vetëvrarë në vendet e zhvilluara, ndërsa në vendet e varfra apo në zhvillim numri mes burrave e grave thuajse barazohet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson gjithashtu se, për çdo person që vdes si pasojë e vetëvrasjes, rreth 20 persona të tjerë në botë provojnë të vetëvriten. Shpëtimi i tyre varet në pjesën më të madhe nga disponueshmëria e ambienteve të kujdesit intensiv, apo trajtimet efektive për disa prej rasteve të njohura të helmimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026