“Odat e polifonisë”, rreth 80 të rinj në Gjirokastër interpretojnë folklorin dhe polifoninë

6 Qershor 2026 | 14:44

Vlerat e folkut, riteve, këngëve dhe valleve popullore të Qarkut të Gjirokastrës po transmetohen tek fëmijët dhe të rinjtë. Edicioni i 5-të i Festivalit Folklorik “Odat e polifonisë” ka mbledhur së bashku rreth 80 interpretues të rinj të folkut nga zonat e Gjirokastrës, Libohovës,Tepelenës dhe Dropullit. Artistët e rinj popullorë kanë prezantuar plot talent vlerat e folkut dhe etnografisë të zonave prej nga vijnë.

“Sot me këtë kostum unë kam përfaqësuar nusen gjirokastrite është kënaqësi dhe privilegj për mua të kem veshur këtë kostum kaq të bukur të qytetit të Gjirokastrës”, tha njëra nga artistet.

“Ne vijmë nga krahina e Lunxhërisë, ndihemi shumë të emocionuara dhe të kënaqura që do të tregojmë të gjitha traditat e Lunxhërisë, do të kërcejmë valle të kënduar dhe do të këndojmë këngë polifonike”, shtoi një tjetër vajzë.

Krahas dobishmërisë për përcjelljen e vlerave të folkut tek të rinjtë organizime tilla gjallërojnë sezonin turistik në Gjirokastër.

“Radhën sot e kishte që të martonim një vajzë gjirokastrite me kostumin e famshëm të Gjirokastrës dhe ajo që ndodhi në qendrën e pazarit ishte jashtëzakonsht shumë e bukur ku turistë, qytetarë e shijuan këtë performancë të jashtëzakonshme”, u shpreh Kudret Alikaj, regjisor.

Përgjatë këtij viti në skenën artistike në Gjirokastër janë organizuar evente dhe festivale të folkut për promovimin e vlerave të traditës dhe transmetimin e e tyre tek të rinjtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026