Odeta Barbullushi e sheh të vështirë mundësinë që Bullgaria të heqë veton ndaj RMV-së
Odeta Barbullushi, këshilltare e Kryeministrit shpreson që Shqipëria gjatë kryesimit të Presidencës së BE nga Sllovenia, të marrë një vendim pozitiv për mbajtën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Barbullushi tha se Sllovenia ka perspektivë pozitive për zgjerimin e BE por paralajmëroi se kjo nuk do të jetë e lehtë pasi pengesë bëhet vendimi nga vendet anëtare të unionit.
Këshilltarja e Kryeministrit Edi Rama iu referua vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut duke bërë që dhe Shqipëria të mos niste zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE.
“Në qershor humbëm një shans jo për fajin tonë. Nga ana jonë ka shumë pak për të bërë pasi është një çështje dypalëshe mes një vendi anëtar në BE, në dorën e të cilit si të thuash është dhe vendimmarrja për të gjetur një kompromis për sa i takon Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.
Sipas znj. Barbollushi çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të kërkojë një kohë të gjatë për t’u zgjidhur.
“Kur këto çështje kthehen nga niveli teknik i bisedimit në një nivel që ka lidhje me problematika historike dhe të trashëguara, bëhet edhe më e vështirë zgjidhja e tyre në një hark të shkurtër kohor dhe me emergjencë”, tha ajo.
Këshilltarja e z. Rama u shpreh më tej se BE duhet të mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor kur ato përmbushin angazhimet e tyre pasi në të kundërt mund të dëmtohet besueshmëria e unionit.
Pavarësisht kësaj, znj. Barbullushi u shpreh se hapja e negociatave nuk do të thotë se anëtarësimi është shumë afër. Ajo mori rastin e Kroacisë si shembull pozitiv, që u anëtarësua në BE 6 vite pas hapjes së negociatave, por nga ana tjetër rasti i Serbisë tregon të kundërtën.
“Kroacia brenda 6 vitesh ka hapur dhe mbyllur negociatat për anëtarësim ndërsa Serbia në gjashtë vite ka hapur vetëm gjysmën e kapitujve për anëtarësim. Ka bërë shumë më pak se gjysmën e rrugës. Pra, nuk është një proces që do të hapet dhe do të mbarojë pas një viti”, përfundoi znj. Barbullushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve