Oferta nga Rumania e Shqipëria, Enriko Papa në qendër të merkatos

9 Korrik 2024 | 17:21

Skuadrat shqiptare vijojnë përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa ato të cilat duken më në formë janë Dinamo, Partizani apo Egnatia, ndërsa edhe Elbasani duket se do të jetë konkurrues pas kthimit në elitë.

Krahas ekipeve, ka dhe disa lojtarë të cilët shihen si përforcimi i duhur, e njëri prej tyre është Enriko Papa. Mesfushori shqiptar që prej 6 vitesh vijon karrierën jashtë kufijve në Rumani apo edhe Turqi është në orbitën e disa skuadrave.

31-vjecari kërkohet nga dy ekipe rumune, ndërsa Euronews Albania mëson se Farul Constanța dhe Botoșani kanë bërë dhe ofertën zyrtare. I kontaktuar, futbollisti ka pranuar tratativat me ekipet në fjalë, ndërsa i ka hapur derën dhe një kalimi në elitën e futbollit shqiptar. Sipas Papës, nëse një ofertë e mirë do ta bindte për të qëndruar, pse jo atëherë ai do të luante në Superligën Shqiptare.

Kujtojmë se dhe ekipet nga Kosova nuk kanë qëndruar duarkryq duke kontaktuar lojtarin, i cili dëshiron që kontributin ta japë në ligën ku arriti kulmin e tij, përpara largimit, pra në Shqipëri. Në ditët në vijim pritet të ketë diçka konkrete sa i përket së ardhmes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026