Ekskluzive| Rinovohet kontrata me Silvinjon, Dorivan dhe Zabaletan

9 Korrik 2024 | 15:03

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se është rinovuar kontrata me trajnerin brazilian të Kombëtares, Silvinjo, si dhe dy ndihmësit e tij Doriva dhe Zabaleta.

Mësohet se Silvinjo ka rinovuar me kuqezinjtë duke arritur një akord për rritjen e pagës me FSHF-në.

Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës pritet të ndodhë në orët në vijim nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo e martë, 9 korrik, ishte dhe dita e fundit e kontratës që Silvinjo firmosi për 18 muaj me Shqipërinë më 9 janar të vitit 2023.

Ky rinovim vjen në prag të nisjes së Ligës së Kombëve në muajin shtator, ku kuqezinjtë do të luajnë në grupin 1 bashkë me Republikën Çeke, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026