Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen me Rusinë

15 Shtator 2025 | 14:31

Bjellorusia është përballur me një surprizë të pakëndshme gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë, të quajtura “Zapad-2025”, të cilat nisën të premten në të dy vendet. Oficerë të ushtrisë amerikane morën pjesë në aktivitetet ushtarake, dhe ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Hrenin, u tha atyre se mund të shihnin “çdo gjë që u interesonte”, duke u lejuar të lëviznin lirshëm në terrenin e stërvitjes.

“Kush do ta kishte menduar se si do të fillonte mëngjesi i një dite tjetër të stërvitjes Zapad-2025?”, deklaroi Hrenin, duke vënë në dukje praninë e përfaqësuesve nga 23 vende, përfshirë dy shtete të tjera anëtare të NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë.

Kjo vizitë shihet si një shenjë e ngrohjes së marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Minskut, megjithëse Bjellorusia mbetet aleate e ngushtë e Rusisë dhe ka lejuar përdorimin e territorit të saj për pushtimin e Ukrainës.

Javën e kaluar, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump, John Cole, zhvilloi bisedime në Minsk me presidentin Aleksandër Lukashenko. Si rezultat, Lukashenko pranoi të lirojë 52 të burgosur, mes tyre gazetarë dhe figura të opozitës. Në këmbim, SHBA lehtësuan sanksionet ndaj kompanisë ajrore kombëtare Belavia, duke i mundësuar blerjen e pjesëve të këmbimit për flotën e saj Boeing.

Trump gjithashtu ka shprehur synimin për të rihapur së shpejti ambasadën amerikane në Minsk dhe për të ringjallur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Bjellorusinë, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e tij me Lukashenkon, i cili vijon kontaktet e rregullta me Vladimir Putinin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026