OKB: Gaza në një humnerë të krijuar nga njeriu, duhen dekada për ta rindërtuar

25 Nëntor 2025 | 12:26

OKB-ja ka deklaruar se lufta në Gaza ka shkatërruar ekonominë e enklavës palestineze. Më tej OKB ka bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare të menjëhershme dhe substanciale.

Sipas një raporti të ri nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim UNCTAD, rindërtimi i Rripit të Gazës do të kushtojë më shumë se 70 miliardë dollarë dhe do të zgjasë disa dekada.

Raporti thotë se operacionet ushtarake kanë dëmtuar ndjeshëm çdo shtyllë të mbijetesës që nga qasja në ushqim dhe strehim deri te funksionimi i shërbimeve shëndetësore. Raporti thekson se Gaza është zhytur në një humnerë të krijuar nga njeriu.

“Edhe në skenarin më optimist, me norma rritjeje dyshifrore të mbështetura nga nivele të larta të ndihmës së huaj, do të duhen disa dekada që Gaza të kthehet në nivelet e prosperitetit që gëzonte para tetorit 2023”, thekson UNCTAD.

Organizata bën thirrje për një plan gjithëpërfshirës rimëkëmbjeje që duhet të kombinojë ndihmë të koordinuar ndërkombëtare, rivendosjen e transfertave fiskale dhe masa për të hequr kufizimet në tregti, lëvizje dhe investime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)

Ushtria izraelite i ka përshkallëzuar operacionet e saj të granatimeve pranë qytetit Rasaf, në Libanin jugor, ku u dëgjuan disa shpërthime të mëdha, sipas agjencisë...
07:57 | 02/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Përmbytjet e fundit në Bregun e Fildishtë kanë vrarë të paktën 59 persona, tha të mërkurën një zëdhënës i qeverisë. Duke folur pas një mbledhjeje...
07:46 | 02/07/2026

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete

Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan një raund bisedimesh indirekte të mërkurën pa asnjë shenjë se kishin bërë përparim drejt një paqeje të qëndrueshme, duke...
07:38 | 02/07/2026