OKB: Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se krime lufte janë kryer nga të dyja palët gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.
Sipas mediave të huaja, komentet Volker Turk i bëri duke folur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, ku tha se të gjitha krimet e dyshuara të luftës duhet të hetohen dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.
“Shkelje të qarta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve humanitare, duke përfshirë krimet e luftës dhe ndoshta krime të tjera sipas ligjit ndërkombëtar, janë kryer nga të gjitha palët,” tha zoti Turk.
“Është koha për paqe, hetim dhe përgjegjësi”, shtoi ai.
Turk shtoi se zyra e tij kishte regjistruar “shumë incidente që mund të përbëjnë krime lufte nga forcat izraelite”.
Ai tha se kishte gjithashtu indikacione se forcat izraelite janë përfshirë në “shënjestrim pa dallim ose disproporcion” në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti