OKB miratoi rezolutën për Srebrenicën, Osmani: Mohimi i gjenocidit nuk sjell paqe
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e njeh gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga shteti serb. Osmani tha se “11 korriku do të kujtohet çdo ditë”.
Ajo pati një mesazh edhe për ata që e mohuan gjenocidin dhe votuan kundër.
“Mohimi i gjenocidit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes”, tha Osmani.
“Zërat e atyre që i duruan këto tmerre kur ishin fëmijë na kujtojnë se dhënia fund e mohimit të gjenocidit nuk është thjesht një detyrim politik dhe ligjor, por një detyrë morale kolektive. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë. Le të udhëhiqemi nga kujtesa e ashpër në fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij: “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?”, tha ajo.
Sot 84 vende të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara votuan pro kësaj rezolute.
We will remember! On July 11th and every day!
With today’s establishment by UNGA of the Intl’ Day of Reflection and Commemoration of the Srebrenica Genocide, the world is giving future generations a chance to learn from the lessons drawn from Srebrenica.
Recognition is a key… pic.twitter.com/KtsvgfqmKs
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 23, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734