OKB: Qindra pacientë kanë ngecur në spitalet e Gazës, ata nuk mund të zhvendosen
Qindra pacientë janë të bllokuar në spitalet në veri të Gazës dhe nuk janë fizikisht në gjendje të lëvizin në jug, kështu tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në territor.
Sipas BBC, Tom White nga UNRWA i bëri jehonë asaj që mjekët dhe organizatat e tjera bamirëse kanë thënë , se është e pamundur të zhvendosen pacientët nga spitalet si Al-Quds në Gazën veriore. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se Izraeli u tha atyre që të evakuonin spitalin të dielën, ndërsa sulmet vazhdojnë aty pranë.
“Shumë njerëz në veri po kërkojnë strehim në shkollat e UNRWA, ata po kërkojnë strehim në spitale. Unë isha në një nga spitalet këtë javë dhe ka qindra e qindra pacientë që nuk mund të zhvendosen.
Ai tha se shumë njerëz në veri jo vetëm pacientë , që gjithashtu “nuk mund të lëvizin sepse fizikisht nuk kanë transport, nuk kanë mjete”.
Njerëzit janë shumë të uritur, shumë të etur dhe shumë të frikësuar, dhe shumë po jetojnë me copa buke dhe kur mundemi po u japim ushqim të konservuar.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë