“Kushte çnjerëzore në burgun e Idrizovës, pa krevate, pa ngrohje”-Avokati i Popullit

30 Tetor 2023 | 09:51

Naser Zaberi, Avokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha se situata në burgun e Idrizovës është emergjente.

I ftuar në “Good Morning Albanians”, ai tha se të burgosurit në këto burgje janë lënë në kushte çnjerëzore, ku ka mungesa që nga lavamanët, krevatet e madje edhe të hapësirës, ku për një të burgosur nuk është lanë asnjë metër kub hapësirë në qelitë e përbashkëta.

“Kusht çnjerëzor është nëse një të burgosuri nuk i sigurohet hapësira e mjaftueshme. Në bazë të konventave ndërkombëtare dhe dispozitave të ligjit në Maqedoni. Për një të burgosur në vendosje kolektive nevojitët së paku katër metër kub hapësirë. Në Maqedoninë e Veriut në disa segmente të këtij burgu, as një metër katror nuk sigurohet.

Disa të burgosur për mungesë të hapësirave vendosën të shtrihen në korridoret e burgjeve dhe jo në qelitë ku duhet të vendosen. Nuk ka krevate, nuk ka ngrohje, nuk ka lavamane për mirëmbajtjen e higjienës  në kushte normale. Si mund të thuhet që janë kushte që i plotësojnë standardet. Mendoj se ne me të drejtë i kemi trajtuar si kushte jo normale dhe çnjerëzore”,-tha avokati.

Kujtojmë se të paktën dhjetë pjestarë të policisë dhe rreth 50 të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup sipas njoftimit më 28 tetor të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin sende të ndaluara.

Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

Por, në rrjetet sociale janë shpërlarë shumë fotografi nga qelitë e burgut të Idrizovës, ku duken shumë të burgosur me lëndime të rënda trupore.

Sipas familjarëve të tyre, “njësite speciale kanë ndërhyrë brutalisht duke rrahur rëndë dhjetëra të burgosur”. Shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare në disa raste kanë raportuar për mbipopullim të burgjeve në Maqedoninë e Veriut, për trajtim jonjerëzor të të burgosurve, kushte të rënda dhe korrupsion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024