OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruae se sulmet izraelite ndaj ndërtesave të banimit dhe civilëve në Liban mund të përbëjnë krime lufte.
“Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar ndërtesa të tëra banimi në mjedise të dendura urbane me shumë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë gra dhe fëmijë, shpesh të vrarë së bashku”, u tha gazetarëve zëdhënësi Thameen al Kheetan.
Ai shtoi se e drejta ndërkombëtare është shumë e qartë se sulmi i qëllimshëm ndaj civilëve përbën krim lufte.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje javën e kaluar për një hetim mbi sulmet vdekjeprurëse ndaj personave të zhvendosur që strehoheshin në tenda përgjatë bregdetit të kryeqytetit të Libanit, Bejrut dhe ndaj një qendre kujdesi shëndetësor në qytetin Bint Jbeil.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë kryer sulme të përditshme ndaj asaj që i konsiderojnë si fortesa të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani në të gjithë vendin që nga 2 marsi.
Këto sulme kanë ndodhur që kur Hezbollahu sulmoi Izraelin për t’u hakmarrë për vrasjen e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë