OKB: Vetëm 13 nga 193 vende të botës drejtohen nga gra

8 Mars 2025 | 14:09

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) të publikuara në tetor 2024 tregojnë se vetëm 13 nga 193 vendet e botës kanë gra në krye, gjë që, siç raporton Sky News, ngre pyetjen nëse bota do të ishte më paqësore nëse më shumë gra do të ishin në pushtet.

Disa liderë të shquar, si ish-presidenti amerikan Barack Obama, besojnë se bota do të ishte më paqësore nëse më shumë gra do të ishin në pushtet.

Ai më herët tha se në atë rast do të kishte më pak luftë, do të kujdeseshin më mirë për fëmijët dhe do të ishte më mirë edhe standardi i jetesës.

Këto pretendime mbështeten nga ish-presidentja irlandeze Mary Robinson, e cila beson se më shumë gra në pushtet do të ishin “thelbësore” për të arritur një botë më paqësore. Megjithatë, një vështrim në histori tregon se gratë në krye të shtetit nuk kanë qenë domosdoshmërisht më të prirura për të shmangur konfliktin.

Christopher Blair, një profesor i shkencave politike në Universitetin Princeton, thekson se gratë në pozita të larta shpesh veprojnë si “zonja të hekurta” për të kapërcyer stereotipet gjinore që i portretizojnë ato si më pak kompetente në çështjet e sigurisë kombëtare.

Kryeministrja e parë femër e Britanisë, Margaret Thatcher, filloi luftën e Falklands në vitin 1982, ndërsa Hillary Clinton, si Sekretare e Shtetit të SHBA-së, hezitoi të negocionte paqen me talebanët, nga frika se ajo do të shihej si “e butë”.

Angela Saini, autore e “Patriarkët: Si burrat erdhën në sundim”, vëren se gratë nuk janë “imune ndaj agresionit”, duke përmendur shembuj të tillë si Indira Gandhi, kryeministrja indiane që vendosi një gjendje të jashtëzakonshme në 1975, ose Mbretëresha Lakshmi Bey, e cila udhëhoqi kryengritjen indiane kundër britanikëve në 1857.

Psikologia Cordelia Fine thekson se roli i grave në vendimmarrje mund të kontribuojë në reduktimin e luftërave, siç dëshmohet nga hulumtimet që tregojnë se pjesëmarrja e grave në negociatat e paqes çon në zgjidhje më të qëndrueshme.

Megjithëse gratë mund të jenë më të prirura për të shmangur luftën, konteksti social dhe politik mund të ndikojë në reagimin e tyre dhe përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse sigurisht që kontribuon në një shoqëri më paqësore, theksojnë ekspertët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026

Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh

Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman...
09:32 | 24/06/2026

OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare, IMO, e Kombeve të Bashkuara ka filluar evakuimin e më shumë se 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit pas memorandumit...
09:21 | 24/06/2026