Oketa: Më 25 prill rezultati do të jetë i thellë, Rama s’do e manipulojë dot
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa duke komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias mbi ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor thotë se, “topi është në fushën e Ramës” dhe duhet të tërhiqet nga tentativa për të ndryshuar rregullat e lojës për zgjedhjet e ardhshme.
“Këtë herë topi është në fushën e z. Rama dhe i takon z. Rama të heqë dorë nga interesat dhe kalkulimet e ngushta politike të tijat personale dhe të atij grupimi të vogël të ashtuquajtur ‘Rilindje’, por të vendosë në plan të parë interesat e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi z. Oketa.
Ai shtoi se do të pritet opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias si dhe më pas do të merret mendimi i ekspertëve dhe juristëve nëse ka ende kohë për të bërë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Z. Oketa duke folur për taktikën që opozita do të përdorë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare theksoi se “emëruesi i përbashkët është mundësimi i rrotacionit politik më 25 prill”. Sipas tij procesi ardhshëm zgjedhor do të mbyllë dhe karrierën politike të kryeministrit aktual dhe pavarësisht cdo përpjekje të tij për të manipuluar rezultatin diferenca do të jetë e thellë dhe nuk do t’ia arrijë.
“Vota më 25 prill do të jetë në favor të opozitës jo vetëm se ka një frymë anti-Rama, por gjykoj se do të jetë një votë pro opozitës. Z. Rama gjykoj se po shkon drejt mbylljes së ciklit politik, tashmë edhe batutat nuk i ngjisin më, pavarësisht se shtyu 8 vite në qeverisje me shaka dhe pa prodhuar asgjë për qytetarët shqiptar.
Por, më shumë se sa kjo besoj se do të jetë një votë pro opozitës. Do të jetë një votë që do t’i tejkalojë numrat e opozitës së bashkuar pasi edhe ajo pjesa gri do të votojë pro opozitës. Kjo do të bëjë të mundur që pavarësisht përpjekjeve të Ramës për manipulime, ndryshimi I rezultatit do të jetë e pamundur pasi diferenca në vota do të jetë e përmasave të tilla që përmbysja do të ishte e pamundur.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik