Olsi Rama pas daljes nga Prokuroria e Posaçme: Dhashë shpjegime për çështjen Xibraka

12 Korrik 2024 | 15:54

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.

Sipas burimeve për Euronews Albania, vëllai i kryeministrit ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 15:00 dhe ka dalë pas rreth 50 minutash.

Mësohet se SPAK ka rihapur dosjen e pezulluar për personat e paidentifikuar në rastin “Xibraka” (laboratori i kokainës).

Opozita e ka përmendur shpesh emrin e vëllait të kryeministrit Rama për përfshirje në rastin e “Xibrakës”.

Pas daljes nga SPAK, ai deklaroi se dha shpjegimet e tij lidhur me çështjen që po heton SPAK.

“Dhashë shpjegimet e mia. Bëra detyrën time si qytetar. Por do doja të më pyesnit më shumë për Partizanin. Për çështjen Xibraka, si person në dijeni. Sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026