‘Open Balkan’ nga Beogradi në Tiranë, takimi i radhës në fund të dhjetorit

4 Nëntor 2021 | 11:59

Nis në Beograd konferenca e “Open Balkan” mes kryeministri Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Open Balkan” është një nismë në shërbim të njerëzve dhe mirëqenies ekonomike. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se nga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç premtoi se pas një viti e gjysmë, qytetarët e tri shteteve do të mund të lëvizin lirshëm, pa pengesa në kufi.

Ai nënvizoi se kanë rënë dakord për të ngritur Këshillin e Zbatimit. Më tej, Vuçiç nënvizoi se pas festës së Krishtlindjeve “Open Balkan” do të mbahet në Tiranë, ku do të nënshkruahet memorandumi për lejet e punës.

Sakaq, Nikolla Dimitrov tha se bashkëpunimi rajonal është një zgjedhje e zgjuar. Ai shtoi se “nuk mund t’ja lejojmë vetes qe të mungojmë në këto takime”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026