“Opera Gala”, 150 artistë sjellin magjinë e muzikës klasike në TKOB
Mbrëmjet e 17 dhe 18 prillit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të jetë sheshi i një ngjarjeje unike dhe të paharrueshme për dashamirësit e muzikës dhe baletit.
Shfaqja “Opera Gala” do të sjellë së bashku orkestrën simfonike, korin, trupën e baletit dhe solistët në një performancë madhështore nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont dhe me koreografi e regji të mjeshtrit Renato Zanella.
“Kjo shfaqje është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët. Janë disa numra muzikore të disa kompozitorëve ku secili prej numrave shpërfaq dashurinë. Muzika, zëri, vallëzimi është art i gjallë, që duhet të mbetet në teatër”,-tha Renato Zanella.
“Kënaqësi që jam këtu për këtë event të rëndësishëm. Do doja të nënvizoja një fjalë, gëzim, është ai fill që lidh artistët me publikun, dhe është ky koncept që duhet ndjejë edhe populli që ka mbushur sallat për të ndjerë muzikën”,-tha dirigjenti Sergio Alapont.
Publiku do të ketë mundësinë të udhëtojë përmes disa arieve më të dashura të muzikës klasike, ndërsa do të shijojë pjesë nga Mozart, Verdi, Puçini apo Strauss.
Për artistët është e bukur që kjo shfaqje vjen pikërisht në pranverë, një periudhë që lidhet me rilindjen ndërsa tregojnë se çfarë do të sjellin këto mbrëmje.
“Mblidhen shumë vepra bashkë, që në shumicën e titujve që kanë, mbyllja është goxha tragjike dhe dramatike, e ndonjëherë harrojmë ato bulëzat e bukura të gëzimit që kalojnë këto personazhe të rëndësishëm, që pothuajse të gjithë ne në panel i këndojmë në këtë vepër. Por pjesa e trishtë që ato kanë largohet, duke mbajtur dashurinë si fjalë kryesore, gëzimin, xixat e bukura të sjella bashkë. Është koncert i veçantë se jo gjithmonë na bie fati të jemi të gjithë protagonistë kryesorë në të njëjtën skenë”,- tha Vikena Kamenica, mezosoprano.
“Galaja në vetvete përmban shumëllojshmëri muzike, baletin dhe e bëjnë të gëzueshme e jo të mërzitshme për publikun. Publiku do ta mirëpresë se ka vërtet alegri. Është bërë një punë e jashtëzakonshme”, Enada Hoxha, primabalerina.
Opera gala do të zgjasë dy orë dhe do të sjellë në skenë 150 artistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
- 18:45 Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
- 18:43 Presidenti Laporta i Barçës, del hapur: Oferta për Julián Álvarez është e qëndrueshme
- 18:41 Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
- 18:37 Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari