Operacion në Portin e Durrësit, bllokohet kokainë, diamante dhe pajisje për metale të çmuara

10 Qershor 2026 | 17:36

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë finalizuar një operacion kontrolli në Portin e Durrësit që ka çuar në bllokimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një pajisjeje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa automjete të mbërritura me tragetin e linjës Ankona–Durrës, autoritetet konstatuan një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe aksesorë të ndryshëm të montueshëm.

Në një tjetër rast, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente me gurë të dyshuar si diamante.

Ndërkohë, në një automjet të tretë, shërbimet doganore zbuluan një sasi të dyshuar lënde narkotike kokainë, e fshehur në një veshje në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Të gjitha rastet janë referuar pranë organeve kompetente për vijimin e procedurave hetimore dhe ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:30, ata...
19:56 | 09/07/2026

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026