Operacion policor në Prishtinë dhe Pejë, arrestohen 7 persona

24 Shtator 2025 | 19:18

Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar shtatë persona gjatë një operacioni të zhvilluar më 24 shtator në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale sikurse pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe pastrim të parave.

Operacioni, i koduar “Qielli i Thyer” u realizua në 25 lokacione të ndryshme.

“Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar SkyECC për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale”, u tha në njoftim.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet thanë se sekuestruan sasi të konsiderueshme të provave materiale, përfshirë edhe afër 700 gramë drogë, të dyshuar kokainë, para të gatshme në vlerë prej mbi 11 mijë eurosh, 34 automjete, shtatë armë zjarri, dokumente personale me identitet të rremë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Për këtë operacion, autoritetet kosovare bashkëpunuan me homologët ndërkombëtarë nga Belgjika, Franca, Holanda dhe me Europol-in.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026