Operacioni i FNSH në Krujë, në kërkim edhe 4 persona të tjerë (EMRAT)

10 Dhjetor 2025 | 09:56

7 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë pas një operacioni të zhvilluar mërkurë nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Mësohet se nga ky operacion janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Ata janë identifikuar si Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku.

Të arrestuari janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Rexhep Rraja është djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. Më tej bëhët me dije se ata ishin në kërkim nga operacione të tjera të mëparshme nga SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026