Kontrollet e FNSH në Nikël dhe Krujë, zbardhen emrat e të arrestuarve
10 Dhjetor 2025 |
09:37
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar këtë të mërkurë nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Mësohet se nga kontrollet e kryera në banesa janë arrestuar 7 persona të cilët kanë qenë në kërkim nga operacionet e mëparshme të SPAK.
Të arrestuari janë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Mes të arrestarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. Lidhur me operacionin janë shpallur 4 persona në kërkim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Goditet grupi kriminal Rraja, në pranga djali i ish-deputetit të PS dhe disa persona
- Temperaturat -4 gradë në Korçë, mjegulla prezente në qytet dhe akset nacionale
Lajme të Sugjeruara
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet