Temperaturat -4 gradë në Korçë, mjegulla prezente në qytet dhe akset nacionale

10 Dhjetor 2025 | 09:13

Temperaturat këtë mëngjes kanë zbritur deri në -4 gradë celsius në juglindje të vendit dhe janë shoqëruar me mjegull.

Vështirësi në fushëpamje ka patur në akset nacionale Korçë-Pogradec, Korçë-Devoll, Korçë- Ersekë dhe Maliq-Gramsh, ku mjegulla është bërë më e fortë. Për këtë, sektori i policisë së qarkullimit rrugor u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të kenë kujdes të shtuar në këto segmente.

Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores do pritet që temperaturat do arrijnë deri në -7 gradë celsius.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026