Operacioni “Kombinimi”/ Sekuestrohen drogë, tritol dhe armë! Arrestohen dy persona

1 Tetor 2025 | 12:06

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, që synonte goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i këtij operacioni të zhvilluar në Bathore dhe në Kurbin, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç, dhe T. T., 27 vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë ndaluan dy automjete në zonën e Bathores, ku u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, e destinuar për shitje në doza në zonat e Kamzës dhe Bathores.

Hetimet çuan më tej në zbulimin e një banese në fshatin Gjormë, të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me ndriçim artificial. Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan:

  1. 168 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa

  2. 7 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis

  3. 4 kallep tritol

  4. 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezës minash luftarake

Ndërkohë, në banesën e 27-vjeçarit në Tiranë, u gjetën dhe sekuestruan:

  1. 1 kg kanabis

  2. 1 peshore elektronike

  3. 1 armë e ftohtë (thikë)

  4. 1 shufër metalike

Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026