Operacioni “Night sales 3”, bie në pranga 38-vjeçari, u kap me dhjetëra doza kokainë

27 Qershor 2023 | 16:22

Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë nga policia. Ai kishte përgatitur dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, për t’i shitur në zona të ndryshme të qarkut.

J.D., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, u kap në flagrancë ndërkohë që policia po ushtronte kontrolle në kuadër të operacionit “Night Sales”, duke pasur për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike

Gjatë kontrolleve të ushtruara, 38-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa mjete (gërshëre dhe qese plastike) që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe me shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026