Operacioni Ura, Gjykata e Tiranës miraton kërkesën për ekstradimin e Ekil Ndërjakut
Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e palës italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun alias Ekil Ndërjakun dhe Ervis Detin, të arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Troplinëve në Durrës.
Me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, Gjykata vendosi arrest në burg deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia. Gjithashtu togat e zeza shpallën kalimin e akteve në Gjykatën e Durrësit si kompetente pasi dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti.
Ndërjaku ndodhej në burg në kohën kur është kryer operacioni pasi po gjykohet si i përfshirë në ngjarjen e Shkozetit më 1 nëntor të 2019, ku pas një atentati vdiq shoferi i ish-prokuorit Arjan Ndoja, Andi Maloku.
Ndërkohë i arrestuari tjetër Ervis Deti u arrestua gjatë operacionit të koduar “Ura”, pas urdhër arrestit nga Gjykata e Barit Itali. Për të tjerët, që kanë masë sigurie në mungesë nga Gjykata e Posaçme, pritet të dalin të premten për verifikim të masës dhe marrje në pyetje.
LEXONi GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë